Një krim i rëndë ka zgjuar banorët e Shkodrës mëngjesin e kësaj të premte, ku në lagjen Rus, është ekzekutuar me armë zjarri Naim Bajri. Bashkë me të ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër.
Para disa vitesh atij i kanë ekzekutuar edhe djalin, Indrit Bajri.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të markatës së peshkut, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i personit të plagosur.