Dibra, qarku i vetëm pa asnjë pacient në “Covid 1”

5% të infektuarve me koronavirus në Elbasan janë në gjendje shëndetësore të renduar e për pasojë janë të shtruar në spitalet Covid 1 dhe 3.

Bazuar në të dhënat zyrtare të Ministrisë së Shëndetësisë shihet se edhe pse Tirana ka numrin më të lartë të të infektuarve aktivë me rreth 42% të totalit, Elbasani ka përqindjen më të lartë të rasteve që përfundojnë në spital.

Pas Elbasanit vjen Korça e cila 4,2% të të infektuarve aktiv të shtruar në spital. Më pas është Gjirokastra me 3,4% te rasteve aktive në spital. Mes 12 qarqeve, Tirana renditet e 10 me vetëm 1,2% të rasteve aktive në spital.

E ndërsa Dibra mbetet qarku i vetëm që prej disa muajsh nuk ka patur asnjë prej rasteve aktive me Covid të shtruar në spital. Numri i të infektuarve aktiv në javën e fundit po qëndron në gjendje të qëndrueshme, ndërsa shtrimet në spitale kanë ardhur në rritje.

Aktualisht në spitalet Covid 1 dhe 3 po trajtohen më shumë se 210 pacientë, prej të cilëve 25 janë në terapi intensive.TvKlan