Home Sport Eleminatoret e Botërorit, Polonia shpartallon Shqipërinë 4 me 1

Eleminatoret e Botërorit, Polonia shpartallon Shqipërinë 4 me 1

Polonia ka mposhtur Shqipërinë me rezultatin 4-1 në sfidën e vlefshme për Grupin I të eliminatoreve të Botërorit “Katar 2022”. Një sfidën ku mbrojtja kuqezi zhgënjeu totalisht, duke pësuar gola shumë të thjeshta.

Flamuri shqiptar ne Poloni

Ndryshe nga pjesa e parë ku loja ishte e kënaqshme, në fragmentin e dytë të lojës, Kombëtarja e drejtuar nga Edi Reja, zhgënjeu si me lojë ashtu me rezultat.

Levandovski ishte ai që hapi serinë e golave në minutën e 12-të, ndërkohë që Cikalleshi, vendosi përkohësisht baraspeshën në të 25-tën. Në momentin e 44-t, vendasit kaluan sërish në avantazh me Buksan. Ndërkohë në minutat 54 dhe 89-të, polakët realizuan edhe dy hetë të tjera me Krishoviak dhe Lineti.

FT: POLONI – SHQIPËRI 4-1

Levandovski 12′ , Buksa 44′, Krishoviak 54′, Lineti 89′ / Cikalleshi 25′

KOMENTI:

90′ Akorohen 3 minuta shtesë!

89′ GOL POLONIA 4-1/ Shqipëri pëson edhe golin e katërt. Shënon mesfushori Lineti, mbrojtja e shpërfytyruar në momentin e pësimit të golit.

83′ Vjen momenti i Myrto Uzunit, beratasi zë vendin e Cikalleshit.

81′ Dy zëvendësime te Polonia, largohen Buksa dhe Rybus, në fushë Sviderski dhe Puçacz.

77′ Pranë golit Shqipëria me Roshin, por fieraku nuk arrin t’i gjejë kohën asistit të Hysajt nga e majta.

74′ Tjetër zëvendësim te Shqipëria, largohet Abrashi, vendin e tij e merr Çekiçi.

69′ Levandovski gjen sërish rrugën e rrjetës, por goli anulohet për pozicion jashtë loje.

67′ Dy zëvendësime te Shqipëria, Trashi dhe Manaj largohen nga fusha, vendin e tyre e marrin Roshi dhe Balaj.

65′ Ndëshkohet edhe Manaj me karton të verdhë për protesta. Lushnjari kërkon penallti, por as gjyqtari dhe as VAR-i nuk akordon penallti. Sulmuesi humbet ndeshjen e radhës.

61′ Zëvendësim te Polonia, largohet Frankovski vendin e tij e merr Lineti.

54′ GOL POLONIA 3-1/ Shou i Levandovskit nga e djathta, ylli i Bajernit, i cili jep një asist fantastik për Krishoviak, që nuk fal me portën e boshatisur. Mbrojtja e Kombëtares në gjumë.

47′ Shqipëria e nis në sulm, Gjimshiti provon me një gjuajtje fluturimthi, por jashtë kuadratit.

46′ Starton pjesa e dytë!

Mbyllet pjesa e parë!

45′ Akordohen 2 minuta shtesë!

44′ GOL POLONIA 2-1/ Vendasit sërish në avantazh, realizon debutuesi Buksa, i cili fiton duelin me kokë brenda zonës dhe tund rrjetën. Topi fillimisht u përplas në shtyllë dhe përfundoi në rrjetë. Të pafat kuqezinjtë e Rejës që ndëshkohen në momentin më të mirë.

40′ Sërish rrezikshëm Shqipëria me Manajn, i cili gjuan nga vendi në hyrje të zonës, por tentativa e sulmuesit të Shqipërisë ndalet nga portieri Shezni.

33′ Zëvendësim i detyruar te Polonia, largohet Berezunski i dëmtuar vendin e tij e merr Davidoviç.

32′ Shezni i mohon golin Rei Manajt. Vendimtar portieri i Juventusit me pritjen e tij, pas gjuajtjes fluturimthi të shqiptarit brenda zonës. Goditje këndi për Kombëtaren tonë. Minuta mjaft të mira për kuqezinjtë.

25′ GOOOOOOL SHQIPËRIA 1-1/ Vendoset baraspesha, Sokol Cikalleshi, gjen rrugën e rrjetës. Bomberi kavajas nuk fal pas asistit magjik të Gjasulës. Sulmuesi shqiptar i kundërpërgjigjet Levandovskit me një gol fantastik.

19′ Pranë golit Shqipëria me Gjasulën, mesfushori i Kombëtares provon me kokë, pas harkimit të Gjimshitit, por pa sukses!

15′ Shqipëria provon të kundërpërgjigjet, me një goditje dënimi nga e majta, pas harkimit të Trashit nga e majta, futbollistët polakë largojnë rrezikun.

12′ GOL POLONIA 1-0/ Zhbllokohet sfida! Levandovski kalon në avantazh vendasit. Bomberi polak shënon me kokë. Pas një harkimi nga goditja e dënimit, topi shkoi te sulmuesi i Bajernit në shtyllën e dytë, teksa Leva nuk fali.

11′ Elsi Hysaj është futbollisti i tretë i tretë në pak minuta i ndëshkuar me karton të verdhë!

7′ Tjetër futbollist i Kombëtares i ndëshkuar me karton të verdhë, Bare humbet sfidën e radhës ndaj Hungarisë.

4′ Momente tensioni pas ndërhyrjes së gabuar të Trashit në mesfushë! Futbollisti shqiptar ndëshkohet me karton të verdhë!

2′ Dueli nis agresiv, me ndërhyrje të ashpra në mesfushë! Gjimshiti fiton faullin e parë…

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE:

FORMACIONI I POLONISË: Shezni, Berezinski, Glik, Bednarek, Ribus, Krishoviak, Moder, Frankovski, Buksa, Jozuaik, Levandovski. Trajner: Paulo Soza.

Polonia

FORMACIONI I SHQIPËRISË: Berisha, Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, Hysaj, Trashi, Abrashi, Gjasula, Bare, Manaj, Cikalleshi. Trajneri: Edi Reja. Panorama

NO COMMENTS

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here