Italia u largua nga Kupa e Botës pas eleminimit nga Maqedonia e Veriut.

Trajneri Roberto Mancini ishte dukshëm i dëshpëruar. ‘Nëse kampionati Europian ishte kënaqësia ime më e madhe, sonte është zhgënjimi im më i madh në nivel profesional – tha trajneri italian.

“Gjëra të pabesueshme ndodhin në futboll dhe sonte ndodhi. Disa ndeshje janë të tilla, është e vështirë të flasësh për ndeshjen. Fitorja në kampionatin Europian ishte e merituar, fati europian është kthyer në fat të keq. Ne dominuam grupin, ja ku jemi.” Trajneri foli edhe sa i përket të ardhmes si trajner; ” Zhgënjim shumë i madh, nuk flitet për të ardhmen në këtë situatë”.

Në fund tekniku ka mbrojtur skuadrën; “Në nivel njerëzor, unë i dua djemtë më shumë sonte sesa në korrik. Kemi lojtarë të mirë që mund të kenë një të ardhme të shkëlqyer”.