TIRANË- Një arsenal armësh është zbuluar këtë pasdite në Tiranë. Arsenali me armë është gjetur në depon e një ndërtese në zonën e Yrshekut në Tiranë.
Në prangat e Policisë ka rënë 62-vjeçari Kujtim Çaushi ndërsa është shpallur në kërkim djali e tij 35 vjeç Erlind Çaushi.
Ndërkohë Policia ka dalë me detaje të reja në lidhje me operacionin e zhvilluar. Sipas Policisë janë sekuestruar 2 granata hedhëse kundërtank, 2 mitralozë të lehtë, 2 silenciator, 9 granata të llojëve të ndryshme dhe 1 snajper. Gjithashtu janë sekuestruar dhe 3 automjete njëri prej të cilëve i blinduar.
NJOFTIMI I POLICISË
Sot më datë 18.08.2022, nga Komisariati i Policisë Nr. 6 në bazë të dhënave të marra në rrugë operative, se një shtetas në garazhin e tij mbante armë zjarri të llojeve të ndryshme, menjëherë kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar operacioni policor i koduar “Arsenali”.
Si rezultat i këtij operacioni u arrestua shtetasi K. Ç., vjeç dhe është shpallur në kërkim shtetasi E. Ç.
Gjatë kontrollit të këtij ambienti, janë gjetur e sekuestruar, në cilësinë e provës materiale:
– 2 granta hedhesë të lehtë kundratank
– 2 mitraloza të lehtë
– 1 automatik ak-47
– 1 snajper me dylbi
– 2 silenciator
– 9 granata të llojeve të ndryshme
– sasi e konsiderueshme municioni luftarak
– 3 auromjete, njëri prej tyre i blinduar
– 3 motorra pa targa
– 1 jet ski
– 4 palë targa automjetesh shqiptare dhe të huaja
– 1 paruke
– 2 fenelina policie
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.