LEZHË- Shkaku i plagosjes së sotme në Lezhë ka qenë një vend parkimi. Policia bën me dije se Marjan Kola ka plagosur me armë Tonin Ndrecën për vendin e parkimit të mjetit. Ndreca ndodhet në spital në gjendje të qëndrueshme shëndetësore. Ndërkohë që Kola është shpallur në kërkim nga policia.
Njoftimi i policisë
Rreth orës 11:00, në qytet Lezhë, në afërsi të shinave të trenit, gjatë një konflikti të çastit që dyshohet për parkimin e automjeteve, shtetasi Marjan Kola, banues në Kurbin, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Tonin Ndreca 35 vjeç, banues në Laç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Autori i dyshuar është larguar menjëherë pas ngjarjes dhe vijon ndjekja nga ana e shërbimeve të Policisë për lokalizimin dhe kapjen e tij. Në vendngjarje, grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave të





