Një 28-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Fierit, pasi u kap në flagrancë teksa shpërndante kokainë.Burime zyrtare bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasi Fatjon Naçi, 28 vjeç, banues në Divjakë, pasi gjatë kontrollit fizik të ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, iu gjet dhe iu sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, e ndarë në doza, gati për shitje.Ndërkohë, policia arrestoi edhe 35-vjeçarin Jetnor Kamberaj, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fier, duke drejtuar automjetin tip “Benz” ka përplasur biçikletën që drejtohej nga shtetasi H. Z. 58 vjeç, banues në Fier, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.