Pjetër Rushaj 50 vjeç dhe Jason Rushaj, 13 vjeç, babë e bir, humbën jetën dje tragjikisht ndërsa i mori rrjedha e përroit nga moti i keq.

Ngjarja ndodhi në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe.

Rrjedha e ujit të përroit mori përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).

Pas 16 orë kërkimesh intensive, gjatë pasdites së djeshme, gjatë natës dhe gjatë mëngjesit të sotëm, nga polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, në gjatësinë e përroit, në Bogë, u bë e mundur gjetja e dy trupave (babë e bir).

Jasoni kishte ëndërr të bëhej futbollist. Ai angazhohej me ekipet e moshave.

Shoqata Sportive “Shkodra 2006” dhe ‘Akademia e Futbollit FC Djelmnia Shkodrane 2017’ kanë shpërndarë dedikime lidhur me djalin që iu këput ëndërra në mes.

Postimi:

🕊 Qyteti jone ka humbur mbrëmjen e djeshme Babë e Birë në rrjellen e Prronit të thatë .
🕊Miqt e të gjithë atyre që i kanë njohur !
🕊Djali Jason Rushaj i familjes sonë së Futbollit
u bëre engjëll se kështu e deshti zoti ku bashke me Baben tend shkuat shum shpejt në qiell !
Kjo është jeta, dhe ne nuk kemi në dorë asgjë, edhe pse luftojmë aq fort për të qenë mbi dhe, pjesë e një cikli sa të bukur, aq edhe absurd.
Sa shkrime kemi bëre per ty për arritjet e fitoret që patme me ekipin ton e trofet e merituara,me pritjet e tuja në porte e dëshira jote për tu përmirësu ç’do ditë e më shume… me të qeshuren tënde që te karakterizote si fëmijë i lumtur , e sot të bej këte shkrim për ty 🕊🙏
Sa dhimje na dha ikja jote sot 😔
U prefsh ne paqe me baben tend o engjell🙏🏼 !
Pushofsh në paqe Jason e Petrit Rushaj🙏
😢 Akademia jonë i përcjell ngushëllime të sinqerta Familjes 🙏 !