Era e fortë shemb përtokë tribunën e stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier.

Gjatë pasdites së sotme era të forta kanë përfshirë qytetin e Fierit duke shkaktuar dëme të mëdha materiale në banesa e biznese.

Era e forta ka shembur edhe tribunën e stadiumit “Loni Papuçiu” në Fier por fatmirësisht nuk ka pasur dëme në njerëz.

Njoftohet se era ka dëmtuar edhe disa shtylla tensioni duke lënë pa energji zona të caktuara.

Era e fortë ka shembur bazën strukturore të kalcetos në Vlorë, nga ku janë larguar me shpejtësi futbollistët.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar por era e fortë ka dëmtuar fushën sportive që ndodhet në pyllin e Sodës.

Skuadra e Orikumit kishte zgjedhur të stërvitej në kalceto për shkak të motit.