Deri tani talibanët kanë fituar kryesisht nga shitja e opiumit dhe tregtisë së heroinës. Por luftëtarët militantë islamistë do të qeverisin një vend që ka pasuri të mëdha tokësore. Kina e ka zgjatur dorën ndërkohë.

Tani që e morën pushtetin për herë të dytë talibanët kanë qasje edhe në thesaret e rëndësishme të vendit. Në një raport të vitit 2010 ekspertët ushtarakë dhe gjeologët amerikanë vlerësojnë, se Afganistani, një nga vendet më të varfra të botës, ka pasuri tokësore që kapin vlerën e 1.000.000.000.000 dollarëve amerikanë, 1 bilionë dollarë ose 850 miliardë euro.

Hekuri, bakri, kobalti, litiumi dhe minerale të rralla janë pasuritë kryesore. Në vitet në vazhdim pasuri të tilla mbetën të pashftyrëzuara për shkak të kdhunës së vazhdueshme në vend. Ndërkohë vlera e këtyre mineraleve është rritur tej mase, edhe për shkak të trendit global të energjisë proklimatike. Sipas një raporti të qeverisë afgane të vitit 2017, pasuria në minerale arrin në 3 bilionë dollarë, por këtu përfshihen vetëm lëndët fosile.

Litiumi, që duhet për prodhimin e baterive për automjetet elektrikë, smartphones apo laptops është shumë i kërkuar. Kërkesa këto kohë është rritur me 20%. Sipas një dokumenti të Pentagonit, Afganistani është ndërkohë “Arabia Saudite e litiumit” dhe vlerëson se pasuritë janë kaq të mëdha, sa ato të Bolivisë, që ka rezervat më të mëdha në botë. Edhe kërkesa për bakrin është rritur në kohën e rimëkëmbjes ekonomike, kur pandemia e Coronës po shkon drejt fundit. Vitin e e kaluar kërkesa për bakrin është rritur me 43%. Më shumë se e një e treta e pasurisë së ardhshme të Afganistanit mund të arrihet përmes zgjerimit të nxjerrjes së bakrit.

Afghanistan Chinas Außenminister Wang Yi führt Gespräche mit Taliban-Führung
Takim i ministrit të Jashtëm kinez, Wang Yi me përfaqësuesin taliban, Mullah Abdul Ghani Baradar
Kina dhe Pakistani janë gati

Që tani Kina dhe Pakistani janë gati të bëjnë biznese me talibanët radikalë-islamikë, duke dashur kështu të theksojnë edhe më shumë dështimin e SHBA dhe Europës në Hindukush. Si prodhuesi i gjysmës së mallrave industrialë të botës, Kina ka uri të madhe për të gjitha lëndët e para. Pekini, i cili është investitori më i madh në Afganistan, është në krye të garës, për ngritjen e një sistemi eficient të shfrytëzimit të mineraleve. “Kontrolli i talibanëve vjen në një moment, kur furnizimi me minerale në një të ardhme të afërt pritet të ngecë dhe Kina ka nevojë të madhe për të”, i tha Michael Tanchum, nga Insituti për Politikën e Sigurisë në Austri Deutsche Welles. “Kina është gati për t’i nxjerrë këto minerale nga Afganistani.” Korporata Metalurgjike e Kinës, MCC një nga koncernet më të madhe kineze ka siguruar të drejtat e nxjerrjes së mineraleve në provincën afgane Logar për 30 vjet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here