Një mësuese është dhunuar në ambjentet e shkollës 9-vjeçare “Nimete Progonati” në Memaliaj. Dyshohet se mësuesja H.M 43-vjeç ka bullizuar dhe keqtrajtuar një nxënëse, e më pas tezja e kësaj të fundit ka dhunuar mësuesen.

Mësohet se kur tezja ka shkuar të marrë mbesën në shkollë , e ka gjetur atë duke qarë , mësoi se e kishin qëlluar dhe bullizuar gjatë orës së mësimit. Kaq mjaftoi dhe menjëherë tezja është revolutuar, një debat I ashpër shpërtheu mes saj dhe mësueses ku në fund degradoi në dhunë . Është dashur ndërhyrja e stafit për ti ndarë .

Ndërkaq mësuesja ka bërë denoncim per 41-vjeçaren S.K (tezja e nxënëses).