Një fenomen i çuditshëm natyror ka ndodhur në plazhin e Shëngjinit. Deti është tërhequr sot mbi 20 metra.

Pamja ka ngjallur kërshëri te qytetarët që nuk kanë nguruar të bëjnë foto.

Ende nuk dihet pse ka ndodhur ky fenomen. Por një gjë e tillë ndodh kur ka batica e zbatica për shkak të Hënës.

Në të tilla raste ka tërheqje të detit. Por nuk kishte ndodhur kurrë më parë që deti të tërhiqej kaq shumë.