80 gra, që ishin punësuar në një fermë kanabisi në një fshat të Beratit, janë ndaluar këtë të enjte.

Gratë janë kapur në flagrancë teksa po pastronin lëndën narkotike.

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë, pas informacionit se në njësinë administrative Kutalli të Beratit ishte kultivuar drogë.

Për shkak të numrit të lartë të të ndaluarve, policia ka përdorur një autobus për transportimin e tyre drejt drejtorisë së Beratit.

Ndërkohë, po punohet për identifikimin e pronarëve të fermës së kanabisit.