FIER- Blutë e Fierit njoftojnë se kanë arrestuar një 49-vjeçar, i cili kishte plagosur bashkëshorten e tij. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh”, në Fier.
E plagosur ka mbetur 28-vjeçarja Nertila Furrxhiu, pas një konflikti me burrin e saj, 49-vjeçarin Robert Kotsi brenda banesës së tyre.
Pas ngjarjes 49-vjeçari është larguar menjëherë. Shërbimet e policisë janë vënë në ndjekje të autorit, ku kanë rrethuar zonën dhe falë veprimeve të shpejta operacionale, pas disa minutash bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të tij.





