FIFA ka prezantuar në mbrëmjen gala për publikun e gjerë edhe “formacionin më të mirë të vitit”, ku për rreshtimin është përdorur skema taktike, 3-3-4.
Në portë çuditërisht është vendosur Thibaut Courtois, me mbrojtjen që plotësohet nga Achraf Hakimi, Virgil van Dijk dhe Joao Cancelo.
Për mesfushën dy “arkitektë” dhe një “katalizator”, me FIFA-n, që ka përzgjedhur, belgun Kevin de Bruyn, kroatin Luka Modric dhe brazilianin Casemiro.
Sulmi i mbushur plot “klas” e “yje”, teksa në formacionin përfundimtar janë vendosur Lionel Messit, Kylian Mbappe, Karim Benzema dhe norvegjezin Erling Braut Haaland.
