Ka reaguar ditën e sotme babai i fëmijës 2-vjeçar, i cili humbi jetën në një kopësht në Burrel.
Babai ka treguar se djali kishte kaluar një virozë stine, ndërkohë që 3-4 ditët e fundit ishte përmirësuar dhe ishte rikthyer energjik.
Edhe pse në dhimbjen e humbjes së fëmijës, babai i fëmijës së ndjerë ka përjashtuar mundësinë e një pakujdesie nga edukatoreve.
“Edukatorja po mundohej të më shpjegonte por unë nuk isha në gjendje ta dëgjoja. Më tha ‘për Zotin e kam mbajt në krah dhe ai vazhdonte villte’.
Kishte 3-4 ditë që kishte kaluar virozën dhe ishte shumë aktiv.
Kishte të vjella, dhimbje barku gjatë kohës së virozës, po dilte dhe një dhëmballë.
Ngjarja ndodhi rreth orën 11;30.
Ishin dy edukatoret në spital më treguan që djali u çua nga gjumi, dhe po villte, i kishte vjell edhe në bluzë.
Nuk ma do mendja që të jetë pakujdesi e edukatoreve. Bashkëshortja ime i mori në telefon 5-10 minuta para ngjarjes.