Rikujtojmë ngjarjen që ka ndodhur para pak ditësh , ku Roland Sinani ka vrarë kunatën në dhomën e saj të gjumit , dhe më pas në oborr ka vrarë veten e tij.
Bashkëshorti i Migenës, Erjon Sinani ka thënë se kur ngjarja ka ndodhur ai ishte në punë. Lajmin e ka marrë nga prindërit të cilët nuk kishin mundur të lidheshin në telefon , e I kishin lënë një mesazh ku I thuhej të vinte menjëherë në shtëpi pasi kishtë ndodhur hataja e madhe.
Ja cilat janë fjalët e tij:
“Kam 5 vite i martuar kemi dy fëmijë, djalin 4 vjeç dhe goca afër dy vjeç si ka mbushur akoma. Nuk ndodhesha në shtëpi, isha në punë dhe më erdhi një mesazh nga prindërit, i kishin rënë telefonit, por nuk punonin linjat, kur mora mesazhin i mora në telefon dhe më thanë se hataja e madhe kishte ndodhur, janë vra dy vetë në shtëpinë tonë, ç’të shihja, policia gjak, vëllain të shtrirë në tonë. Gjendja e tij ka qenë normale, ka qenë dikur në depresion, por kohët e fundit ka qenë mirë”





