KOSOVË- Dhëndri i të moshuarës që u dhunua në mënyrë ç’njerëzore në azilin “Orenda” në Pejë ka reaguar për mediat ku dhe ka sqaruar ngjarjen. Erzen Vala tha se familjarët ndihen të shqetësuar nga dhuna e ushtruar ndaj të afërmes së tyre ku kanë treguar se e moshuara prej vitesh vuante nga sëmundja e Alzheimer, sëmundje që ka të bëjë me humbjen e kujteses. Ai tha se ajo është nënë dëshmori pasi i biri u vra në luftë në moshën 17-vjeçare.

Duke folur për medit Vala tha se e moshuara vizitohej shpesh nga të familjarët dhe nuk kishte shprehur asnjë shqetësim më parë ndërsa shtoi se janë në pritje të vendimit që do të marrë hetuesia.

“Unë jam Erzen Vala jam dhëndri i palës së dëmtuar. Zonja Miniere është banore e kësaj qendre prej një viti. Me publikimin e videos, jemi të shqetësuar të gjithë, kemi kërkuar tërheqjen. Presim vendimin. Miniere Nurja, duhet me e cek është nëna e një dëshmori që ka humbur jetën në moshën 17 vjeç, që është edhe më e dhimbshme. Nuk kemi pasur asnjë vërejtje. Vizitohej shpesh nga vajza dhe farefisi,por nuk dimë çfarë ka ndodhur. Ishte prej një viti atje. Fatkeqësia është zonja vuan nga Alzheimer. Rasti ka ndodhur para disa ditësh. Presim çfarë do thojë hetuesia”, tha ai.

Aurona Pelaj është kujdestarja që duket në videon e rëndë që demonstron dhunën e ushtruar ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve në Pejë. Ajo është vajza që duket qartë në video teksa rreh të moshuarën dhe e tall. Ndërsa koleget e filmojnë dhe qeshin. Këtyre të fundit nuk u janë zbardhur ende identitetet.