“Nuk dija gjë”, kështu deklaron motra e 33-vjeçarit shqiptar, Erjon Pelivanit, që u vra nga kunati i tij.

Krimi ndodhi pas dëshmisë së vajzës nga martesa e parë e 50-vjeçarit Fatmir Tarellari, i cili mësoi se e bija ishte përdhunuar prej vitesh nga vëllai i gruas.

Në një prononcim për protothema.gr, gruaja e autorit dhe motra e viktimës, tregon se rasti doli në dritë tre ditë më parë, pasi deri atëherë 18-vjeçarja nuk kishte përmendur asgjë për përdhunimet.

Në të njëjtën kohë, ajo dha se nuk kishte kuptuar asgjë, pasi vëllai i saj nuk e kishte lënë kurrë që të dyshonte për aktet e rënda.

“Këtë e kam mësuar 3-4 ditë më parë. Nuk dija gjë, ai po e mohonte. As vajza nuk më tha gjë. Më pas, i ati e mori vesh dhe e vrau. Më mori në telefon dhe më tha: “Të vrava vëllanë”, u shpreh e njerka e 18-vjeçares së abuzuar.