Vijon të mbetet i lartë fluksi i lēvizjeve ndërkufitare nē pikat doganore të Kapshticës dhe Qafëthanës.
Gjatë 3 ditëve të fundit kanë hyrë nga Greqia rreth 16 mijë qytetarë dhe kanë udhëtuar drejt Greqisë mbi 13 mijē qytetarë. Për të përballuar fluksin policia jonë kufitare ka hapur 6 sportele në hyre dhe dalje,ndërsa pala greke po punon me 3 sportele. Proçedurat e kalimit të udhëtarëve dhe mjeteve kryhen pa vonesa në të dyja anët e kufirit. Shumica e qytetarëve qē vijnë nga Greqia,kthehen në atdhe për pushime.

I lartē mbetet fluksi i lëvizjeve edhe në pikën doganore të Qafëthanës,ku gjatë fundjavës kanë udhëtuar drejt Shqipërisē mbi11 mijë qytetarë,ndërsa 9 mijë kanë dalë nga territori ynë. Qytetarët që hyjnë nga Maqedonia e Veriut për shkak të fluksit të shtuar kanë pritur në kufi rreth 1 orë,ndërkohë që proçedurat në palën shqiptare kryhen pa vonesa.

https://youtu.be/GpZMJkMV4JQ