Forca të shumta policore, pjesë e të cilave Forcat Speciale, kanë ushtruar kontrolle në Vlorë, Fier, Patos e Roskovec.

Prani e shtuar e uniformave blu është venë re në hyrje e dalje të qytetit të Fierit dhe Vlorës si dhe në akse të tjera.

Qëllimi ka qenë kontrolli i personave në kërkim, atyre që mbajnë armë pa leje e që mund të transportojnë lëndë narkotike.

Në fokus të kontrolleve kanë qene edhe personat në kërkim, të përfshirë në vepra të ndryshme penale.