SHKODËR- Fotoja e mësipërme është e 33-vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e sotme në Shkodër. I riut u gjet i vrarë nga familjarët e tij në kishën afër fshatit Hot i Ri.
Nuk dihen shkaqet e vrasjes së të riut. Në vendngjarje ka shkuar policia, e cila po bën krehjen e zonës për arrestimin e autorëve.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak Rreth orës 21.48, në fshatin Hot i Ri, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi V.F, rreth 33 vjeç, banues në fshatin Hot i Ri, Shkodër. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor. Janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.