Franca është fituesja e Ligës së Kombeve pas një finaleje dramatike me Spanjën, ku triumfoi me rezultatin 2-1.
Spanjollët luajtën më mirë në pjesën e parë të takimit, por në të dytën ishin francezët ata që morën në dorë frenat e lojës.
Gjithesi, iberikët gjetën të parët golin me anë të Oyarzabal, që shënoi në minutën e 64-t. Gëzimi i spanjollëve zgjati vetëm 120 sekonda, pasi Benzema barazoi gjithçka pas një asisti të marrë nga Mbappe.
Dhjetë minuta nga përfundimi i kohës së rregullt Mbappe gjen vetë rrugën e rrjetës, duke shfrytëzuar në maksimum një top të Theo Hernandez.
Goli shkaktoi protesta të spanjollëve që kërkuan anulimin e tij nga VAR me pretendimet e një pozicioni jashtë loje të Mbappe. Por gjyqtarët nuk menduan kështu.