Tre nga pasagjerët e furgonit që ra në greminë ditën e sotme në Qafë-Muzinë dyshohet se kanë humbur jetën, nderkohe disa te tjere vijojne te jene te bllokuar ne mjet.

Aksidenti ndodhi mesditën e sotme në aksin Gjirokastër-Sarandë, konkretisht në Qafën e Muzinës, ku një furgon ra në greminë dhe pasagjerët që ishin në të u bllokuan brenda.

Sipas informacioneve paraprake tre nga këto pasagjerë të bllokuar dyshohet se kanë humbur jetën, ndërkohë ka dhe të tjerë të plagosur. Policia dhe ambulanca janë nisur menjëherë në vendngjarje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here