Zakonisht, ne kemi rutinën tonë si gjatë javës, ashtu edhe në fundjavë, por përjetojmë tmerrin e së dielës në mbrëmje, sepse duhet të zgjohemi herët të hënën në mëngjes. Dhe për t’u ndier më qetë dhe më lehtë të hënën, eksperti tregon se ka disa gabime që duhet t’i shmangësh.
1.Qëndron në shtrat gjatë gjithë kohës
Sa më gjatë të rrish në shtrat, aq më shumë do ta ndiesh veten të lodhur dhe të këputur gjatë ditës.
2.Nuk bën ushtrime gjatë fundjavës
Nëse nuk zgjohesh herët në mëngjes dhe nuk bën asnjë lloj aktiviteti, cikli i përgjumjes do të vazhdojë
3.Pi shumë alkool
“Alkooli është armiku numër një i gjumit,nëse do të pish pa masë, ai e ndërpret ritmin e gjumit dhe të krijon probleme me organizmin.”
4.Ha shumë para se të flesh
Të hash shumë në mbrëmje është një simptomë e sigurt për rëndesën në stomak dhe kjo ndikon drejpërdrejt në mungesën e gjumit
5.Të dielën pi kafe në orët e vona të pasdites
Ky është një zakon i keq, i cili të prish gjumin dhe ndikon në çrregullimin e sistemin nervor.
6.Përdor laptop-in, tablet apo smartphone para se të flesh
Gjatë gjithë ditës drita që të bie në sy nga këto pajisje teknologjike eliminon melatoninën, hormoni që i jep sinjal trurit se trupi është gati për gjumë.Një orë para se të flesh, duhet të heqësh dorë nga interneti.