Prej tre ditësh shqiptarët janë në ankth. Nuk dihet se cili do të jetë dokumenti pasues që do dalë nga dita në ditë.

Herën e parë opinioni publik u trondit nga një dokument që u bë viral në Whatsapp-in e kujtdo brenda një kohe shumë të shkurtër.

“Rrogat – Janar 2021” ishte dokumenti në Excel që brenda pak minutash nxorri zbuluar pagat e 637 mijë shqiptarëve.

Por rrjedhja e informacioneve nuk u ndal me kaq, të nesërmen doli dokumenti “Rrogat – Prill 2021”.

Dhe sot u bë publik Excel-i me të gjithë targat e makinave, poseduesit dhe ngjyrën e automjetit.

Ndërkohë që kjo është një shkelje e madhe e privatësisë, në rrjete sociale ka plasur gallata.

Së fundmi, po qarkullon një dokument me emrin “Dashnoret e padeklaruar”, që në fakt po të hapet është i njëjti dokument i rrogave të janarit.