Duket e pabesueshme. Biznesmeni italian, Davide Pecorelli është gjetur i gjallë, pas muajsh që raportohej i zhdukur në Shqipëri. Kujtojmë se makina e tij u gjet e djegur në Pukë dhe prej atij momenti, nuk ka pasur asnjë lajm prej tij.
Ndërkohë që ky lajm është bërë i ditur nga media italiane “La Nazione”, që ka marrë prononcimin e gruas së 45 vjeçarit, e cila thotë se kishte folur në telefon me bashkëshortin e saj dhe ai ishte mirë. Po ashtu babai i biznesmenit u shpreh shumë i lumtur dhe tha se mezi priste ta takonte për të marrë vesh çfarë ndodhi.