Një i mitur është gjetur i pajetë ditën e sotme në Babrru. Ishin familjarët ata të cilët u përballën me skenën e rëndë, duke gjetur 13-vjeçarin pa shenja jete.
I mituri ishte brenda mjetit që ndodhej në garazhin e banesës. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia.
Burime bëjnë me dije se i mituri është gjetur jashtë makinës dhe ka qenë bashkë me të atin sepse ngjitur me banesën kanë edhe një servis makinash.
Mjeti ishte i prishur dhe nga hetimet paraprake dyshohet se i mituri është asfiksuar nga erërat e pajisjeve të makinës apo ndonjë reaksion baterie, pasi sipas të atit ishin duke hequr baterinë e mjetit.
“Ishim duke hequr baterinë e makinës”- ka thënë i ati i të miturit që u gjet i pajetë.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 19.07.2023, në Babrru, është gjetur nga familjarët, brenda automjetit në garazhin e banesës, pa shenja jete, një shtetas i mitur 13 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është shkaktuar nga asfiksia. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.





