Gjendet i vdekur në rrethana misterioze një shtetas në qendër të Elbasanit.

Mësohet se Q.S. 74 vjeç, u gjet i shtrirë në tokë, në tualetet publike të qytetit që ndodhen pranë sheshit kryesor ‘Gensher”

Në vendin e ngjarjes ka mbërritur policia dhe grupi hetimor.

Në trupin e të ndjerit nuk ka shenja dhune ndërsa nuk dihen ende shkaqet që kanë çuar në vdekjen e 74-vjeçarit.

Trupi është transportuar për në morgun e spital;it ku do të kryhen ekzaminimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 25.09.2021, rreth orës 12:30, në banjot publike në sheshin “Gensher”, Elbasan, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi Q.S., 74 vjeç, banues në Elbasan.

Nga hetime paraprake dyshohet se shtetasi ka ndëruar jetë nga shkaqet natyrale.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.