Gjendet i vdekur në nënstacionin elektrik një burrë në Greqi.

Ngjarja ndodhi në Poseidonos Avenue.

Sipas Protothemës, burri tentoi të vidhte materiale nga një transformator dhe u godit nga rryma. Më herët, zjarrfikësja tha se shkak i mundshëm i vdekjes së burrit konsiderohet goditja elektrike.

Më herët në vendin e ngjarjes tragjike kanë shkuar gjashtë zjarrfikës me dy automjete. Hetimet paraprake pritet të kryhen nga policia për të sqaruar shkaqet e sakta të vdekjes.

Vitet e fundit, vjedhjet e transformatorëve janë bërë një fenomen i zakonshëm. Policia, duke vendosur një sistem sigurie në objektet kritike, po përpiqet të zgjidhë problemin.