Gjendet i pajetë nga familjarët një 39-vjeçar në Durrës.

Policia vendore njofton se ‘rreth orës 09:10, në banesën e tij, në lagjen nr.7, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvarur, shtetasi D. Sh., 39 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes’.