POGRADEC- Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë tek vendi i quajtur “Kovalishenca” në Pogradec. Nga të dhënat paraprake dyshohet se shtetasi i identifikuar si Minir Berberi ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Sipas policisë 65-vjeçari jetonte vetëm dhe njihej si përdorues i alkoolit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të vdekjes.

NJOFTIMI I POLICISË:

Pasditen e sotme, tek vendi i quajtur “Kovalishenca”, në Pogradec, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune shtetasi M. B., 65 vjeç. Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.