Vetvritet me automatik në kopështin e banesës së tij 52-vjeçari. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Progonat të Tepelenës.

Policia vendore informon se ‘pasditen e sotme, në kopshtin e banesës së tij, në fshatin Progonat, është gjetur nga familjarët, dyshohet i vetëvrarë me armë zjarri automatik, A. A., 52 vjeç.

Sipas deklarimeve të familjarëve, 52-vjeçari përdorte medikamente për shëndetin mendor, pasi vuante nga depresioni.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.’