Trupi i pajetë i një 70-vjeçari është gjetur ditën e sotme në kanalin e fshatit Boks në Shkodër.

Sipas policisë në trupin e 70-vjeçarit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ka humbur jetën nga shkaqet natyrale.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 14:25, në kanalin e fshatit Boks, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit 70 vjeç, banues në fshatin Kullaj. Nga këqyrja e trupit të 70-vjeçarit, nuk janë konstatuar shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se ky shtetas e ka humbur jetën prej shkaqeve natyrale.

Grupe hetimore vijojnë të punojnë për të sqaruar rrethanat e kësaj ngjarjeje.