Një turisti belg nuk i kanë shkuar si duhet pushimet në Shqipëri pas një incidenti në hotelin e tij.
Ngjarja ndodhi në Elbasan pak pas mesnate dhe 49-vjeçari u dërgua menjëherë në spital.
Më datë 12.09.2021, rreth orës 01:30, shtetasi V.K., 49 vjeç, banues në Belgjikë, pasi ka gjetur portën e jashtme të hotelit ku rrinte të mbyllur, është ngjitur nga muri i jashtëm rrethues i hotelit dhe më pas është rrëzuar aksidentalisht dhe ndodhet në Spitalin Rajonal Elbasan, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.