Para dy ditësh 2 persona janë arrestuar nga Policia e Elbasanit teksa po planifikonin për të kryer një vrasje.

Në pranga përfunduan Luis Gaxhi dhe Rigers Spahiu.

Ky i fundit dyshohet të ketë pasur rolin e bashkëpunëtorit të 32-vjeçarit Gaxhi, i dënuar për trafik droge në Belgjikë.

Në banesën e tij policia zbuloi një arsenal armësh, mes të cilave dhe mina me telekomandë.

Ndërkohë sot Gjykata e Elbasanit la në burg 2 të arrestuarit në flagrancë.

Edhe pse zyrtarisht nuk është arritur të identifikohet se cili ishte objektivi sipas prokurorisë Elbasan krimi do të kryhej për hakmarrje pas vrasjes së Arjan Spahiut në Belgjikë i cili është vëllai i Rigers Spahiut.