Korçë/ Gjykata e Korçës ka lënë në burg 29 vjeçarin Kledi Tirollari nga fshati Vërdovë i Pogradecit,i cili abuzonte prej 2 vitesh me një 12 vjeçare. Në seancën për caktimin e masës së sigurisë prokuroria kërkoi masën e sigurisë arrest me burg,kërkesë që u pranua nga gjykata.
Avokati i 29 vjeçarit Denis Mekolli pas përfundimit të seancës pohoi : Tirollari nuk e ka pranuar autorwsine e vepres penale. Ai tha para gjykatës se vajza e mitur ka jetuar nw shtwpinw e tij, bashke me nenen qe ishte nw lidhje martesore me babain e tij. Sipas avokatit mbrojtës,deri tani prokuroria nuk ka prova që implikojnë 29 vjeçarin,pasi nuk është kryer ende ekspertimi mjeko-ligjor për vajzën e mitur.
Kemi kërkuar nga gjykata të mos caktohej asnjë mase sigurimi personal sepse nuk provohet autorësia e veprës penale.
Jemi para deklarimeve të nënës së të miturws, nuk ka asnjw provw konkrete. Rasti wshtw denoncuar 2-3 ditw mw parw, ka patur problematikw me tw atin e tw ndaluarit, pas kwsaj wshtw bwrw edhe kallwzimi nw polici.
Istref Tirollari babai i të akuzuarit shprehet se nuk është e vërtetë e gjithë akuza ngritur ndaj djalit të tij. Sipas Tirollarit ai ka pasur bashkëjetesë me nënën e vajzës dhe pas një konflikti mes tyre ajo ka akuzuar të birin. Sipas babait të 29 vjeçarit asgjë nuk është e vërtetë vajza qëndronte me të ëmën dhe djali kishte dhomën e tij. Nuk është e vërtetë që djali im të ketë pasur lidhje me vajzën e bashkëjetueses pasi djali jetonte në Greqi.
https://youtu.be/1omxoTEj0II





