DURRËS- Një peshkarexhë është mbytur natën e kaluar në ujërat e Adriatikut. ‘JOQ’ ka ndarë një video të anijes së peshkimit e cila ndaloi në det të hapur pasi u godit nga njëri prej trageteve të linjës Durrës-Bari.

Përplasja shkaktoi çarje të saj, ndërsa 3 peshkatarët, dy durrsakë dhe një egjiptian arritën të braktisin në kohë anijen ‘Eltoni”, që po fundoste në ujë, duke përdorur një zader, mjet i vogël shpëtimi.

Alarmi u dha nga familjarë të shqetësuar të peshkatarëve që ndodheshin në bord, pasi kishin humbur kontaktet me ta. Pas operacionit të shpëtimit, u bë e mundur nxjerrja në kohë e peshkatarëve të anijes “Eltoni”, të cilët u dërguan për një kontroll shëndetësor në spitalin e Durrësit.