TIRANË-Flamur Noka, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike dhe njëkohësisht deputet i Kuvendit ka qenë paraditen e sotme pjesë e një incidenti. Noka gjatë zhvillimit të seancës ka goditur një nga kameramanët e mediave me librin e rregullores si shkak se mos po filmohej telefoni i ish-kryeministrit Berisha.

Nokës i është tërhequr vrejtje nga Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë Lindita Nikolla. Menjëherë pas mbarimit të seancës, deputeti i PD-së ka takuar kameramanin dhe i ka kërkuar ndjesë.

POSTIMI I FLAMUR NOKËS

“Nje ndjes miqesore kameramanit Parid Dado per keqkuptimin e paradites.”