KORÇË- Një person është arrestuar mbrëmjen e sotme pasi goditi makinën e prefektit të Korçës, Nertil Jole. Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, në pranga ka përfunduar personi i identifikuar me inicialet D.XH. I prangosuri ka përplasur mjetin e prefekturës duke shkaktuar dëme materiale. Në momentin kur u ndalua nga Policia, drejtuesi i mjetit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.

Njoftim i Policisë së Shtetit:

Korçë: Godet makinën e prefektit dhe largohet nga vendngjarja, kapet pas disa minutash drejtuesi i mjetit. Sipas informacioneve, bëhet me dije se në unazën e qytetit, një shtetas ka përplasur mjetin e prefekturës duke shkaktuar dëme materiale. Drejtuesi me iniciale D.Xh. është larguar nga vendngjarja duke u fshehur në një lagje të qytetit, ku u gjet nga policia e qarkullimit rrugor, ndërsa në testin e alkoolit rezultoi nën ndikimin e alkoolit. Pas kësaj u bë menjëherë shoqërimi i tij.