Ai u dëmtua keq gjatë ndeshjes të boksit që u zhvillua të dielën në Durban, Afrikë e Jugut.

Boksieri i kategorive të ulëta pësoi disfatë në mënyrë të çuditshme.

Fillimisht, ai ishte duke e grushtuar kundërshtarin, por më pas filloi të godiste në ajër dhe dukej si të ishte duke luftuar kundër një kundërshtari të padukshëm.

Arbitri ndërpreu menjëherë ndeshjen. Më pas, Buthelezi humbi ndjenjat dhe qëndroi disa orë në gjendje kome në spital, teksa sot është njoftuar se ai ka ndërruar jetë. Ky nuk është rasti i parë kur boksierët humbin jetën në ring apo edhe jashtë tij