Është koha e qershive. Fshati Godolesh në Elbasan njihet si një nga zonat më të rëndësishme për kultivimin e këtij fruti në Shqipëri, duke fituar epitetin “fshati i qershive”. Ky reputacion vjen si rezultat i prodhimit të lartë dhe cilësisë së veçantë të këtij fruti në këtë zonë.
Godolesh prodhon nga 700 deri në 1500 tonë qershi në vit në varësi të kushteve atmosferike duke e renditur ndër zonat me prodhimin më të lartë të këtij fruti në vend. Qershitë e Godoleshit janë të njohura për cilësinë e tyre të lartë dhe shijen e veçantë, duke u konsideruar si një frut bio i preferuar në tregjet lokale. Ndaj edhe banorët e këtij fshati janë të përkushtuar totalisht në kultivimin e tyre pasi sigurojnë të ardhura që u mbajnë familjet dhe rrisin investimet.
Xhevahir Ademi është kthyer nga emigracioni e tashmë është i angazhuar tërësisht në kultivimin e qershive . Ai shprehet se qershitë kanë 15 vite që janë në prodhim. Ka 1500 rrënj, 700 prej të cilave janë në prodhim. Ai tregon se ishte në emigrim, por sipas tij kjo nuk ishte zgjedhja e duhur pasi të ardhurat e madje më të mëdha i siguronte në fshatin e lindjes.
sinkron Xhevahir Ademi fermer, Godolesh
Më tej ai shprehet se këtë vit cmimi është mjaft i kënaqshëm pasi në zonat e tjera breshëri ka dëmtuar prodhimin dhe në fshatin e tyre qershitë janë të mbara. Dora e parë ka shkuar 600 lekë kg dhe dora e dytë 300 lekë. Duke qenë një prodhim autokton, qershia kërkohet dhe cdo ditë aty vijnë mbi 20 furgona e kamiona që ngarkohen kryesisht për treg në Tiranë
sinkron
Pavarësisht prodhimit të bollshëm, fermerët e Godoleshit përballen me sfida të ndryshme, përfshirë mungesën e tregjeve të qëndrueshme për shitjen e prodhimit dhe mungesën e fuqisë punëtore gjatë sezonit të vjeljes. Këto probleme ndikojnë në përfitimet ekonomike të fermerëve dhe në zhvillimin e mëtejshëm të sektorit bujqësor në zonë.

https://youtu.be/1TnNXxfaFJs?si=33mQCAJio6X_nTMe