ZVICER – Në Nyon të Zvicrës u hodh shorti i fazës së ‘Play-off”-it të Champions League. Goglat përcaktuan duele interesante, ku bie në sy ajo që mund të quhet si finale e parakohshme, Manchester City-Real Madrid.
Ndeshjet
Brest-Paris Saint-Germain
Monaco – Benfica
Juventus – PSV Eindhoven
Milan – Feyenoord
Manchester City – Real Madrid
Bayern Munich – Celtic
Atalanta-Club Brugge
Borussia Dortmund – Sporting Lisbona
Ndeshjet e para do të luhen më 11 ose 12 shkurt, ndërsa të kthimit një javë më pas. Tetë skuadrat që kalojnë nga “Play-off”-i për fazën e eliminimit do të kalojnë në raundin e 1/8-ave.