MALËSI E MADHE-Grabitet gjatë natës gjimnazin në fshatin “Gruemirë” të Malësise së Madhe.

Disa persona ende të paidentifikuar, janë futur në ambientet e brendshme të shkollës dhe të drejtorisë, duke vjedhur disa laptopë dhe pajisje në zyrën e drejtorit.

Sipas drejtuesve të zyrës Vendore të Arsimit, hajdutët nuk kanë prekur amzat e nxënësve.

Policia ka nisur hetimet për të zbuluar autoret teksa shkolla nuk ka as kamera.