GREQI- Dy persona, të paidentifikuar kanë grabitur me armë zjarri një hotel të njohur në Kifissia në Athinë. Mediat greke shkruajnë se grabitësit janë future me armë në hotel rreth orës dy të mëngjesit të sotëm. Ata kanë kërcënuar punonjësen, kanë marrë një shumë parash dhe më pas janë larguar me një motor. Punonjësja tha se shuma e parave që morën nuk ishte e madhe pasi pagesat për rezervimet e hotelit ishin bërë me kartë.

Grupi hetimor po merret me kqyrjen e kamerave të sigurisë për të zbuluar detaje nga grabitësit. Mediat greke shprehen të shqetësuara për shtimin e grabitjeve dhe e konsiderojnë Athinën, si Chicago e vitit 1920.

“Chicago e viteve 1920, kjo është Athina e sotme, pasinë orën 02:00 të mëngjesit njerëz të armatosur pushtuan një hotel të njohur në Kifissia dhe morën një shumë parash me armë. Tashmë grabitjet me armë janë kthyer në një dukuri të përditshme. Koncepti i rendit juridik është shembur plotësisht,”- shkruajnë mediat.