Greqi- Grekët kanë ironizuar zakonet e turistëve serbë.

Gjithçka nisi me njoftimin e Milovanit nga Uzhice, i cili pyeti nëse mund të kalonte një ditë në Greqi me 10 euro, për ta ndezur më tej historinë me pretendimin e një pensionisti nga Serbia, i cili pretendon se ka shpenzuar 20 euro për 11 ditë në Greqi dhe i janë dukur shumë.

Sipas mediave serbe, këto pretendime bënë që shumë komentues në rrjetet sociale si Facebook dhe Twitter të shkruajnë për sjelljen e serbëve në bregdetin grek duke përmendur shembuj të të gjitha mënyrave në të cilat ata kalojnë verën për të kursyer para. Gjithçka erdhi pas një postimi në Twitter në të cilin një vajzë shkruante se njerëzit sjellin speca nga Serbia, me qëllim që të kursenin.

“A keni dëgjuar për njerëz që kanë sjellë speca për të përgatitur hajvarin në Greqi për të shfrytëzuar rrymën në banesë? Nëse nuk keni dëgjuar, ja idetë tuaja të biznesit!”-ironizon vajza nga Greqia.

Në përgjigje të saj një komentues tjetër grek thotë se kjo ka ndodhur për më shumë se tre dekada.

“Kjo ishte 30 vjet më parë, kur unë shkova në Greqi. Dhe shumë të tjerë ikën pa paguar, e morën brenda natës dhe u larguan. Më pas u pagua kur ti mbarove pushimet verore”-tha ai.

Kjo metodë për të kursyer para gjatë pushimeve thuhet nga komentusit se ndodh jo vetëm në Serbi por edhe ne Mal të Zi.

Pas ushqimit thuhet se, në Zlatibor një familje ka djegur rrobat për të kursyer energjinë elektrike dhe zjarri i ka dëmtuar banesën.

“Kam takuar një familje që e ka bërë këtë në një apartament në Zlatibor para 3 vitesh. I ka krijuar banesës dëme në 7 ditë qëndrim. Furra e djegur, tavolina e punës e prishur. Kishin shkaktuar dëme si të ishin bagëti”- ka shkruar ai.