Një krim pasioni është parandaluar në Greqi.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një çift ka përfunduar në komisariat në Greqi, pasi u konfliktuan ashpër me njëri-tjetrin.
Ndërkohë theksohet se sherri mes tyre agravoi deri në pikën ku gruaja me origjinë greke sulmoi me thikë bashkëshortin e saj shqiptar në sy të fëmijëve.
Mediet greke bëjnë me dije se dy bashkëshortët kallëzuan njëri-tjetrin në polici.
Ndërsa shkak i debatit duket se ka qenë xhelozia, pasi gruaja ka thënë se kapi të shoqin duke folur me një grua tjetër në telefon, nëpërmjet mesazheve.