Sulmi me thikë ka ndodhur në një shtëpi në Barnet të Londrës, ndërsa policia u thirr nga Shërbimi i Ambulancës në Londër në një adresë në Brooksid-in Jugor.

Me të mbërritur, ata shpallën të vdekur në vendngjarje nënë e bir.

Ndërkohë, ka nisur hetimi i drejtuar nga detektivë të Komandës së Specializuar të Krimit në Metropolitan Police. Sipas policisë të ndjerët dhe i arrestuari njiheshin me njëri-tjetrin.

Kryeinspektorja Sara Leach, komandant policie për Veri-Perëndimin duke përfshirë Barnet, tha: “I gjithë komuniteti është tronditur dhe do pikëlluar teksa dëgjon për këtë incident të tmerrshëm. Mendimet tona janë me familjen dhe miqtë e gruas dhe fëmijës që kanë vdekur dhe gjithashtu me oficerët dhe mjekët ndihmës që arritën të parët në atë që ishte një skenë tepër sfiduese”.

Më tej ajo shtoi: “Detektivët specialistë po punojnë për të përcaktuar se çfarë ka ndodhur dhe një burrë është në paraburgim”.