KARAIBE – Pep Guardiola është nga ata trajnerë, që mendon 24 orë për futbollin dhe taktikat në fushë. Megjithatë, në fund, edhe ai është njeri dhe nevojiten disa ditë pushim për t’u relaksuar dhe grumbulluar sërish energji për sezonin e ardhshëm. Kështu ai, për t’iu larguar stresit, ka preferuar Karaibet, si destinacion të tij për të pushuar.

51-vjeçar, ka preferuar plazhet e ishujve të Barbadosit, që së bashku me gruan e tij, Cristina Serra, të kalojnë disa ditë pushimesh, çka e tregojnë më së miri imazhet e para të Guardiolës dhe familjes së tij që vine nga vendi ekzotik. Ai duket se po e shijon së tepërmi detin, aq më tepër kur drejtuesit e ‘Cityzens’ i kanë siguruar deri më tani shërbimet e Erling Haaland dhe janë shumë pranë Kalvin Phillips.

Kampioni Pep Guardiola mund të qëndrojë i qetë dhe pa “dhimbje koke” pasi kur të kthehet, ekipin do ta gjejë edhe më të tejmbushur me yje për të tentuar mbrojtjen e titullit të Premier League, por edhe për të arritur ëndrrën e Cityt, triumfin në Champions League.