Aktorja Arjola Demiri është një nga personazhet publikë më të komentuar në media dhe rrjetet sociale. Kujtojmë se vjet ajo u emërua Drejtoreshë Kulture në Pallatin e Kulturës në Bajram Curri, pasi u bë pjesë e fushatës së PS-së dhe doli krah Ramës dhe Veliajt. Së fundmi ajo është bërë pjesë e “Big Brother Vip”.
Në një bisedë me banorët e tjerë, Arjola Demiri ndau “amanetin” me të cilin e ka përcjellë familja para se të futej aty. Duke qeshur ajo tregoi se familjarët i kanë thënë që të mos kryejë marrëdhënie seksuale me askënd gjatë kohës që do jetë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.
“Rri me mamin e motrën. Më thanë, të lutem mos bëj seks me askënd. Iku, ik se do bëhem meme nesër në portale”-tha ajo.